Një përballje në studion televizive të T7, të Berat Buzhalës, e të ftuarit Rron Gjinovci, me kryeministrin Edi Rama, lidhur me ngjarjen e Teatrit Kombëtar, është bërë virale.
Njerëzit po e ndajnë momentin, kur ai e vendos Ramën në një pozicion shumë të vështirë, duke i thënë, se: S’kam ça mësoj prej teje, përveçse me qënë diktator dhe arrogant.
Po ashtu, Gjinovci, duke parë dhunën talebane siç e cilëson ai, dhe duke njohur planin për kullat e oligarkëve në sheshin e Teatrit, i thotë kryeministrit, se vetëm ndërhyrje estetike nuk mund ta emërtojë më atë çfarë ndodhi dy ditë më parë në Tiranë.