BallinaKryesoreJetimët shqiptarë në Siri, kërkojnë ndihmë!

Jetimët shqiptarë në Siri, kërkojnë ndihmë!

spot_img
spot_img

Nga Flamur Vezaj

Ne dhjetor te 2014 ne Siri ishin 31 femije nga Shqiperia nen moshen 18 vjeç ku 23 pre tyre ishin te mitur, te cilet prinderit e papergjegjshem i kishin marr me vete ne nje lufte qe nuk ishte e tyre! Prej asaj kohe nuk ka nje shifer zyrtare te publikuar, se sa te tjere kane shkuar pas ketij viti, sa kane lindur atje, sa prej tyre jane gjalle dhe cfare eshte bere me fatin e tyre!! Por kohet e fundit pas lajmeve te kapitullimit te ushtareve te ISIS-it disa prej familjeve shqiptare dhe ato te mbetur jetim ndodhen ne kampet e kontrollura nga kurdet! Ne dy kampet e ngritura nga keto forca ne Holt dhe Roy mendohet se jane edhe familjet shqiptare dhe femijet e mbetur jetim pas vrasjes se baballareve te tyre ne luftime! Nuk kemi nje informacion zyrtare te qeverise shqiptare, se cfare po behet me shtetasit e tyre! I vetmi institucion qe mundohet te mbaj statistika eshte ai i SHISH-it por edhe ata i kane vetem per konsum te brendshem ne emer te luftes kunder terrorizmit dhe per homologet. Sipas ketyre statistikave mendohet se ne Siri jane mbi 50 femije shqiptare e per fatin e disa prej tyre nuk dihet fare! Nderkohe thuhet se vetem Kryqi i Kuq shqiptare ka kontaktuar me koleget e tyre qe kane akses ne keto dy kampe, duke kerkuar numrin e sakte per familjet dhe femijet shqiptare qe ndodhen aty por edhe prej tyre ende nuk ka nje informacion konkrete! E nga ana tjeter familjaret e atyre qe kane ikur ne Siri dhe qe ndodhen ne Shqiperi po vazhdojne te trokasin ne institucione shteterore duke kerkuar te pakten kthimin e femijeve te mbetur jetim! Por edhe ata nuk kane nje pergjigjie konkrete nga institucionet shqiptare te cilet po mjaftojne me pergjigjien se “ndodhen ne proces verifikimi dhe bisedimesh”! Keto dite per shkak se kur isha ne Shqiperi jam marr me historin e ketyre femijeve fatkeq, disa kryefamiljare e prind qe jetojne ne Shqiperi me kane shkruar duke me kerkuar ndihme! Pasi ne bisedat e pakta qe kane me femijet jetim, keta te fundit i luten te shkojne ti marrin se kane frike se po bien ne duart e trafikanteve, pedofileve e abuzuesve te ndryshem qe ndodhen ne keto kampe e jashte saj! Ata femije nuk kane faj pse baballaret e tyre ishin te papergjegjshem dhe besuan verberisht disa manipulator mendjesh dhe i moren me vete femijet per ti lene ne meshire te fatit! Shteti duhet te zgjohet dhe te zbatoj ligjet per ata pjesetare qe jane arrestuar atje dhe qe kane marr pjese ne lufte por femijet e tyre nuk duhet te vuajne akoma, duhet te kthehen ne Shqiperi dhe te vazhdojne shkollen e te integrohen ne shoqeri! Meqense qeveria shqiptare ka vend per refugjate iranian (me probleme) e te tjere qe vijne nga larg pse nuk paska vend per keta femije shqiptare te mbetur jetim!? Ministria e Jashtme me rioshin G.Cakaj duhet te vere ne levizje ata punonjes (jo kusherinje, mbesa e gra personash te njohur) qe nuk jane perfshire ne listen e te larguarve, te interesohen, ti pajisin me pasaporta e me ndermjetesimin e Kryqit te Kuq ti kthejne ne Shqiperi ata jetim sic po kerkohet cdo dite nga organizatat nderkombetare e shtete te vecanta, aleat te kurdeve ne Siri!
#
P.S. Ketu gjeni shkrimin e 2014 te pregaditur se bashku me kolegen Aleksandra Bogdani per femijet e “xhihadisteve” shqiptare!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular