Pas hapjes së ekonomisë duket se më në fund i erdhi radha edhe rivendosjes në punë të transportit publik.
Kryeministri Rama tha sot se deri në fund të këtij muaji qeveria do të ketë gati strategjinë e re për transportin publik.
Rama: Do ti hapim pjesë-pjesë linjat e transportit publik duke vënë në jetë një reformë terësore të këtij sektori me një pjesëmarrje direkte të shtetit në garantimin e standarteve të reja jo thjesht në funksion të mbrojtjes së shëndetit sot por edhe rritjes së ndjeshme të cilësisë së shërbimit në transportin publik urban dhe ndërurban nesër.