Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Itali, ku një shqiptar ka tentuar të vrasë bashkëshorten.
Mediat italiane shkruajnë se shqiptari, një 46-vjeccar, i shkaktoi gruas, 40-vjecc, plagë me thikë e në gjoks e më pas e ka qëlluar me armë.
Ngjarja ndodhi në Malnate të Varese-s, pas një konflikti që shpërtheu mes të dyve, në makinën e çiftit, për arsye xhelozie. Gruaja u dërgua menjëherë në spital, ku për fat të mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Burri u mbajt i bllokuar nga tre persona, të cilët panë ngjarjen, ndërsa më pas u arrestua nga policia.