BallinaLifestyleKafenetë në Kore të Jugut po angazhojnë robotë për të ndihmuar me...

Kafenetë në Kore të Jugut po angazhojnë robotë për të ndihmuar me distancën sociale

spot_img
spot_img

Roboti i ri në kafenenë në Daejeon të Koresë së Jugut, është i sjellshëm dhe menjëherë shkon në drejtim të konsumatorëve.

“Ja ku është çaji i juaj, shijoni. Bëhet edhe më i mirë nëse e përzieni”, thotë roboti, ndërsa konsumatori merr pijen.

Pasi ka arritur të frenojë përhapjen e koronavirusit të ri që ka infektuar më tepër se 11 mijë persona dhe ka lënë të vdekur 267 në Kore të Jugut, shteti aziatik gradualisht po e bën tranzicionin nga rregullat intenzive të distancës sociale për në drejtim të asaj që qeveria e quan “distancimi në jetën e përditshme”, shkruan agjencia Reuters.

Robotët do të mund të ndihmojnë në mbajtjen e distancës sociale në publik, thotë Lee Dong-bae, drejtor i hulumtimeve te Vision Semicion, një fabrikë për zgjidhje të mençura që ka zhvilluar robotin shankist së bashku me institutin shkencor.

“Tavolinat janë të shpërndara në mënyrë që të sigurohet lëvizja e robotëve, që i përshtatet edhe mbajtjes së distancës sociale”, ka thënë Lee.

Sistemi, që përdor një dorë robotike që bën kafenenë dhe një robot shërbyes, mund të bëjë 60 lloje të ndryshme të kafeve dhe t’u shërbejë pije konsumatorëve, ndërsa ata qëndrojnë ulur. Po ashtu mund të komunikojnë dhe të transmetojnë të dhëna te pajisjet tjera. Robotët kanë edhe teknologji poër të kalkuluar vet rrugën më të mirë të qarkullimit rreth kafiterisë.

Një porosi prej gjashtë pijeve, e procesuar nëpërmjet një kioske, ka vonuar vetëm shtatë minuta. Njeriu i vetëm i punësuar në kafiterinë dy-katëshe është personi që përgatit ëmbëlsirat, i cili ka edhe detyra për të pastruar dhe po ashtu për të mbushur aparatet me gjërat e nevojshme.

Prodhuesi dhe instituti shkencor synojnë të furnizojnë së paku 30 kafiteri me robotë të tillë këtë vit.

“Robotët janë argëtim dhe është e lehtë pasi nuk duhet të shkosh të marrësh porosinë”, thotë studenti 23-vjeçar Lee Chae-mi. “Por, jam edhe pak i shqetësuar për punën në treg pasi shumë nga shokët e mi po bëjnë punë me gjysmë-orari në kafiteri dhe këta robotë do të zëvendësojnë njerëzit”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular