Një 43-vjeçar ka përfunduar i plagosur, pas një konflikti që ka pasur me dy persona.
Policia raporton se ngjarja ka ndodhur në Sarandë dhe shtetasi F. S., 43 vjeç, banues në Fier nën efektin e pijeve alkoolike është zënë me dy persona, njëri prej të cilëve e ka plagosur me thikë.
Fatmirësisht i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Në lagjen nr.1 Sarandë, shtetasi F. S., 43 vjeç, banues në Fier, duke qenë nën efektin e pijeve alkoolike është konfliktuar me dy persona ende të paidentifikueshëm, ku si pasojë njëri nga shtetasit e ka goditur me mjet prerës. 43 vjeçari është transportuar për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes si dhe për sqarimin e rrethanave.