BallinaAktualitetKriza politike/Zyrtari i lartë nga SHBA la Kryeministrinë pas 90 minutash, Rama:...

Kriza politike/Zyrtari i lartë nga SHBA la Kryeministrinë pas 90 minutash, Rama: Ja çfarë biseduam..

spot_img
spot_img

Ka zgjatur rreth 1 orë e gjysmë takimi mes zyrtarit të lartë amerikan, Zëvendës ndihmës sekretarit amerikan të shtetit, Matthew Palmer dhe kryeministrit Edi Rama. Burime për “BalkanWeb” pohuan se situata politike ka qenë në fokus të takimit. I buzëqeshur, Palmer ka lënë Kryeministrinë i shoqëruar nga e ngarkuara me punë e SHBA-ve në ambasadën amerikane Leyla Moses Ones.

Vizita e zyrtarit amerikan i shërben zgjidhjes së krizës politike, pas përpjekjeve pa rezultat të europianëve. Por përveç kryeministrit Edi Rama, Palmer do të ketë takime edhe me liderë të tjerë ë vend.

Kryeministri Edi Rama me anë të një statusi në “Twitter” thotë se ka biseduar sot me zv/Ndihmës Sekretarin e Shtetit Amerikan për disa çështje me rëndësi për Shqipërinë.

Rama shprehet se me Palmer ka bieduar për marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale SHBA – Shqipëri, integrimin europian të Shqipërisë, dialogun Kosovë – Serbi dhe situatën politike në vend.

Marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale, integrimi europian i Shqipërisë, dialogu Kosovë-Serbi dhe situata politike në vend, në një bashkëbisedim të frytshëm që na gjeti në dakordësi të plotë me zv/Ndihmës Sekretarin e Shtetit, Matheë Palmer”, shkruan Rama.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular