Mardheniet e qeverise Rama me SHBA, e vecanerisht Zerin e Amerikes jane ne piken me te ulet te tyre, per te mos thene me keq akoma.
Burime pranë Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme bëjnë të ditur se zëvendësministri Genti Cakaj ka refuzuar të japë një intervistë për “Zërin e Amerikës”.
Siç thotë burimi që pëlqen të ngelet anonim, Cakaj ka komunikuar me ministrin e tij, njëkohësisht edhe kryeministër, por ka dëgjuar nga ana tjetër e telefonit një ulërimë që u ka bërë përshtypje të gjithë atyre që e kanë mësuar këtë lajm.
Etiketimet e fundit të një prej zyrtarëve dhe gazetarëve më të njohur e talentuar të “Zërit të Amerikës”, Elez Biberaj, për Ramën dhe qeverisjen e tij, nuk i kanë pëlqyer aspak shefit të qeverisë socialiste, i mësuar të jetojë në një det mashtrimesh e deti propagande. Rama jeton në një realitet tjetër, atë vitual.
Jeton një periudhë arrogance dhe mendjemadhësie, i rrethuar kudo nga servilë dhe hajdutë me formate nga uloket e nga më të neveritshmet. Përgjigja refuzuese ndaj “Zërit të Amerikës” nuk është e tregon më së miri gjendjen ku ndodhet ai.