BallinaAktualitetDeklarata e Drejtorit të Policisë Ardi Veliu “ndez” rrjetin, qytetarët e “masakrojnë”...

Deklarata e Drejtorit të Policisë Ardi Veliu “ndez” rrjetin, qytetarët e “masakrojnë” me komente

spot_img
spot_img

Gjatë raportimit në Komisionin e Sigurisë ditën e sotme, drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu ka bërë një deklaratë në kufijtë e skandalit.

Drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, duke komentuar ngjarjen ku efektivët e policisë që dhunuan 15-vjeçarin tek zona e Liqenit Artificial në Tiranë, tentoi ta justifikonte dhunën.

Pas pyetjes së bërë në komision,  ai ka nxjerrë videon nga Facebook-u i nënës së të miturit e cila shfaqet me pistoletë në dorë, duke përdorur etiketime morale për familjen në fjalë, video e cila në fakt u përgënjeshtrua nga nëna e djalit.

Videoja sipas saj është shkëputur nga një film ku ajo ka qenë protagoniste.

Por sipas Veliut sjellja e nënës së djalit dhe familja nga ai vjen tregon shumë për prejardhjen e këtij fëmije dhe duhej trajtuar nga uniformat blu ndërkohë nga ana e anëtarëve të këtij Komisioni nuk pati asnjë reagim.

Por çfarë ka ndodhur pas deklaratës së Veliut?

Bum komentesh janë lëshuar dhe i janë “përveshur” Drejtorit të Përgjithshëm.

Gazetarë, Politikanë por edhe qytetarë të shumtë e kanë cilësuar këtë deklaratë të padenjë dhe për më tepër skandaloze dhe të një mendësie komuniste.

Ish-kryeministri Sali Berisha e ka quajtur deklaratën jashtë imagjinate ndërsa ish-ministri i brendshëm Flamur Noka e ka quajtur logjikë talebane.

Kanë qenë me qindra komentet e qytetarëve të cilët janë shprehur të revoltuar nga deklarata e Drejtorit të Policisë së Shtetit.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular