Rëndohet bilanci i ngjarjes së rëndë ndodhur në Kurbin mbremjen e kaluar.
Ka shkuar në 2 numri i viktimave nga plagosja me armë zjarri të ndodhur mbrëmjen e djeshme (30 maj) në Kurbin.
Shtetasi që ndërroi jetë është 53-vjeçari Paulin Gjergji, i cili ishte transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00 pranë një hoteli autostradën Mamurras-Lezhë, në fshatin Gjormë.
Nga të shtënat me armë zjarri humbi jetën edhe shtetasi Bujar Lika, ndërsa mbeti i plagosur shtetasi Kreshnik Tusha.