Covid-19 mbyll shërbimin e mjekësisë interne në QSUT, 40 të prekur përfshirë edhe personel mjekësor

1
650

Shërbimi i mjekësisë interne në QSUT është mbyllur si pasojë e COVID-19 në orën 15:00 të ditës së shtunë. Tre pacientët e mbetur në këtë shërbim, njëri prej tyre i diagnostikuar me COVID-19 janë transferuar në Infektiv dhe shërbime të tjera.

Mbyllja erdhi kur nga personeli mjekësor kishin mbetur vetëm 8 punonjës të painfektuar dhe ata me dyshime të forta se kishin COVID për shkak të shenjave të lehta. Si pasojë e përhapjes së COVID-19 tek mjekësia interne janë prekur dhe mjekë e infermierë jashtë shërbimi, duke e çuar bilancin e të prekurve në 40 në total, nga të cilët 26 personel dhe 14 pacientë.

Dyshimet më të forta për përhapjen e koronavirusit mbeten tek mungesa e mjeteve të mbrojtjes. Sipas MSH, 5 personel janë të shtruar në Infektiv si dhe një pjesë e pacientëve që rezultuan pozitivë. Njëri prej tyre është në gjendje të rëndë, i intubuar. Mbyllja ka ardhur me shumë vonesë, pas 1 javë, kur u zbulua infermierja që dyshohet se është burimi i infeksionit. Vetëm pas denoncimit në media, pati reagim për mbylljen e shërbimit.

1 Koment

  1. … [Trackback]

    […] Here you will find 76155 more Information on that Topic: startnews.news/2020/05/31/covid-19-mbyll-sherbimin-e-mjekesise-interne-ne-qsut-40-te-prekur-perfshire-edhe-personel-mjekesor/ […]

Comments are closed.