Ballina Kronike Masakra në Kurbin/Ja kush ishte shënjestra. Policia shoqëron 30 persona zbulohet lidhja...

Masakra në Kurbin/Ja kush ishte shënjestra. Policia shoqëron 30 persona zbulohet lidhja e tij me..

2
422
Të tjera detaje mësohen në lidhje me atentatin e ndodhur në orën 22:17 të së shtunës, në ambientet e jashtme të një hoteli në autostradën Mamurras-Lezhë, në fshatin Gjormë, me dy të vdekur biznesmenin Bujar Lika dhe Paulin Gjergjin (vdiq sot ne spital) si dhe plagosjen e 21 vjecarit Kreshnik Tusha.

Policia ka shoqëruar deri më tani 30 persona të dyshuar apo që kanë dijeni për ngjarjen, ndërsa pritet me padurim dëshmia e të plagosurit Tusha, i cili u gjet pak metra larg vendngjarjes.

Forcat e policisë, sic bën me dije Bezat, ndodhen aktualisht te spitali i Traumës, në pritje për të marrë dëshminë e tij. I riu i është nënshtruar mbrëmë një operacioni, pasi ka marrë tre plumba në këmbë.

Sipas të dhënave policore, vec gëzhojave në vendngjarje policia ka sekuestruar edhe një pistoletë në dorën e viktimës Lika, që dyshohet të jetë edhe shënjestër e atentatit. Ai njohet si person me precedent të mëparshëm penal, shkruan news 24.

Lika është i njohur edhe me mbiemrin Hasani dhe dyshohej si i përfshirë në një ngjarje kriminale në Linzë, ku mbeti i vdekur Enton Nikaj. Ai po ashtu njihet si mik i ngushtë i një personi me precedent penalë, i njohur edhe si biznesmen në fushën e lojërave të fatit.

Ndërsa Paulin Gjergji dhe Tusha rezultojnë persona pa precedente të mëparshëm penal.

2 KOMENTET

  1. … [Trackback]

    […] There you will find 20713 more Information to that Topic: startnews.news/2020/05/31/masakra-ne-kurbin-ja-kush-ishte-shenjestra-policia-shoqeron-30-persona-zbulohet-lidhja-e-tij-me/ […]

  2. … [Trackback]

    […] There you can find 94841 additional Info to that Topic: startnews.news/2020/05/31/masakra-ne-kurbin-ja-kush-ishte-shenjestra-policia-shoqeron-30-persona-zbulohet-lidhja-e-tij-me/ […]

Comments are closed.