Skandali i abuzimit fizik dhe poshtërimit moral të një fëmijë në Tiranë, nga një burrë 65 vjeç dhe tre të tjerë pas tij, vazhdon. Kësaj radhe në fokus është i biri i përdhunuesit, i akuzuar me fakte në media, se ushtronte presion ndaj familjes së viktimës 15-vjeçare, pas denoncimit që i bënë babait të tij.
“Poshtë pallatit të tyre qëndron një grup të rinjsh, me në krye djalin e të akuzuarit si përdhunues” – shkroi gazetarja Anila Hoxha në shënimin e bërë në Fb.
Menjëhërë pas këtij denoncimi public, djali i Abaz Dokut, ka nxituar të deklarohet në media se e dënonte aktin e babait të tij, por se i ati “nuk kishte kryer marrëdhënie me dhunë”.
“Jam konfrontuar fizikisht me tim atë, para një viti I kërkova drejtorit të shkollës ta heqë nga puna. Kërkoj nga drejtësia që ta dënojë tim atë. E dënoj veprimin e babait tim. Babai na tha se nuk ka kryer marrëdhënie me dhunë. Babai është fajtor sepse vajza është e mitur.”
Babai i tij Abaz Doku akuzohet për 4 vepra penale: “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”; “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me dhunë me të mitur të moshës 14 deri në 18 vjeç”, “Shtytja e të miturëve në krim” dhe “Vepra të turpshme”, të gjitha kryer në bashkëpunim.