BallinaAktualitetNis prishja e shtëpive, edhe FNSH zbret në terren, gjakoset 76-vjeçari, përfundon...

Nis prishja e shtëpive, edhe FNSH zbret në terren, gjakoset 76-vjeçari, përfundon në sallën e operacionit

Dje dhe sot banorët e Bregut të Lumit në Tiranë janë përplasur fizikisht me forcat e Policisë. Ata kundërshtojnë me çdo mjet prishjen e banesave të tyre, ndërsa kërkojnë dëmshpërblim finaciar sipas ligjit në fuqi. Policia ka shoqëruar disa banorë, ndërsa një pjesë e tyre janë dërguar në spital për shkak të plagëve.

Në ndihmë të Policisë kanë shkuar në zonë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilat priten të ndërhyjnë për të nxjerrë me forcë banorët që ndodhen në shtëpitë që janë parashikuar për t’u shembur, si rezultat i projektit për zgjatimin e Bulevardit të Ri. Gjithashtu mësohet se një shtëpi është prishur dhe po fillon puna për të ndërhyrë edhe në banesat e tjera.

“Disa prej banorëve janë lënduar dhe po marrin trajtim mjekësor, ndërsa një pjesë e tyre janë shoqëruar në  komisariatin nr.4. Gazetarët  dhe mediat nuk lejohen të afrohen. Njëra shtëpia është shembur dhe  nisur puna për shembjen e të tjerave.Ka forca të shumta policore dhe nuk lejohen të kalojnë as banorët, Policia e Rendit dhe FNSH janë prezente. Ka pasur disa banorë që janë shoqëruar për veprën penale “kundërshtim të policisë”. Kanë mbërritur edhe automjete të tjera të FNSH dhe priten që banorët të evakuohen me forcë.

Tre banorë të plagosur nga përballja me Policinë mëngjesin e sotshëm tek Bregu i Lumit kanë përfunduar në spitalin e Traumës. Njeri prej tyre, 76-vjeçari uzur Mandri është futur në sallën e operacionit për shkak të një çarjeje të thellë në kokë.

Nga Spitali i Traumës, njoftohet se 3 protesues dhe 1 polic po marrin ndihmën mjekësore. Njeri prej protestuesve, i moshuar, po operohet dhe është në rrezik për jetën.

Këto janë pamjet nga përplasja që nisi në orën 7:30 të mëngjesit, kur Policia dhe forcat speciale mësynë për të nxjerrë nga shtëpinë banorët, pasi ato duhen të shemben.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular