Kreshnik Tusha, i vetmi i arrestuar për vrasjen e biznesmenëve në Laç është lënë në arrest me burg. Masa i është komunikuar në Spitalin e Traumës në Tiranës pasi ai është i plagosur prej ditës kur ndodhi ngjarja.
Tusha mohoi të ketë lidhje për ngjarjen kurse Prokuroria e akuzon si një nga 4 autorët e veshur si policë që ekzekutoi në Laç Bujar Likën, mikun e Ervis Martinajt dhe Paulin Markun.
Ngjarja ndodhi më 30 maj kur 4 persona të armatosur dhe të maskuar si policë morën peng fillimisht dy fëmijët e Paulin Markut duke u vënë armët në kokë.
Më pas ata hynë në hotelin A&A në Laç ku në holl qëndronin Bujar Lika dhe Paulin Marku. Lika i armatosur i pa dhe qëlloi menjëherë drejt tyre por autorët qëlluan me blindshpuesë duke lënë të vdekur Bujar Likën në vendngjarje kurse Paulin Markun të plagosur. Ky i fundit ndërroi jetë në spitalin e Traumës.
Nga kjo ngjarje dyshohet të ketë lënë të plagosur Kreshnik Tushën i cili sapo ishte liruar nga burgu. Por ky i fundit pretendon se po atë ditë, më 30 maj ishte vetëplagosur në shtëpi dhe jo nga Bujar Lika tek hoteli A&A.