Një person ka kërcënuar me armë Policinë në Kamzë. Efektivë të policisë janë kërcënuar me armë nga një person, për të cilin ishte ndërmarrë një operacion për shoqërimin e tij në komisariat.
Në momentin që ka parë prezencën e policisë, autori me inicialet ,R.K, ka nxjerrë armën duke kërcënuar efektivët. R.K, është arrestuar nga Policia së fundmi pas rrethimit të banesës.