Pas sekuestrimit të 68 pakove me heroinë në portin e Durrësit dy javë më parë, është vënë në pranga poseduesi i lëndëve narkotike.
Policia ka arrestuar Pirro Çapin, 55 vjeç, banues në lagjen nr.4 dhe është njëherazi posedues i 38 kilogramëve heroinë, e cila u sekuestrua në një kamion në Portin e Durrësit
Pas një kontrolli poshtë sediljeve, brenda të cilave ishin fshehur 68 pako me lëndë narkotike të dyshuar heroinë, më datën 17 maj, u vu pranga drejtuesi i kamionit, shtetasi Dh. Z., 49 vjeç, banues në Babrru, Tiranë.
Mbi bazën e provave të grumbulluara, paraditen e sotme, Prokuroria nxori urdhrin e ndalimit për shtetasin Pirro Çapi, 55 vjeç, banues në lagjen nr. 4 Durrës.
Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se ky shtetas është organizatori dhe poseduesi i sasisë prej 38 kg heroinë të kapur në datën 17.05.2020, në Portin e Durrësit.
Ndërkohë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.