BallinaKryesoreReforma Zgjedhore, Basha pret në takim Kryemadhin dhe negociatorët

Reforma Zgjedhore, Basha pret në takim Kryemadhin dhe negociatorët

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi po zhvillon një takim me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Mësohet se dy opozitarët po zhvillojnë takimin në selinë e PD-së.

Kujtojmë se kryefjala e këtyre ditëve është çështja e Reformës Zgjedhore, për të cilën deri më tani nuk është gjetur arritur në një konsensus mes palëve.

Sot është dita e dytë që Këshilli Politik është mbledhur në ambasadën e SHBA-ve dhe akoma nuk është arritur një marrëveshje.

Hyrje-daljet në ambasadë kanë qenë të shpeshta, Petrit Vasili dhe Oerd Bylykbashi ndodhen në takim me Monika Kryemadhin dhe Lulzim Bashën në selinë e PD-së teksa së fundmi atyre u është bashkuar edhe Shpëtim Idrizi.

Në orën 20:30 Këshilli Politik pritet që të shkojë sërish në Ambasadën Amerikane.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular