Gazetari Ylli Rakipi ka dorëzuar në gjykatë një kundër-padi ndaj kryeministrit Edi Rama, pasi ky i fundit e ka paditur fillimisht për shpifje. Rakipi është një prej gazetarëve që po sulmohet vazhdimisht nga kryeministri edhe në takimet që zhvillon me militantët socialistë.
Rakipi e konsideroi padinë e Ramës si një përpjekje për t’i mbyllur emisionin ‘Të Pakespozuarit’ ku janë denoncuar disa prej skandaleve qeveritare. “Ky është një regjim i ri që të privon nga të gjitha liritë. Përpiqet që të kontrollojë gjithçka, ka blerë mediat. Rama është një diktator i ri”, u shpreh ndër të tjera Rakipi pas daljes nga gjykata. Kryeministri Rama ka ashpërsuar gjuhë
“Unë kam depozituar një kundër-padi sepse ai ka fyer dhe nëpërkëmbur dinjitetin tim, sa ka mundur dhe si ka mundur. Është rast i çuditshëm kur shkon në gjyq njeriu më gojështhurur që nga viti 1912. E keni ndjekur fjalorin që përdor për gazetarët, çfarë ai thotë dhe çfarë deklaron. Ky gjyq është politik, është përpjekje e vazhdueshme e Ramës që unë të mbyll emisionin “Të Paekspozuarit”, i cili ka goditur aferat dhe koncesionet e qeverisë.