Një sherr midis të rinjve është shënuar ditën e sotme në qytetin e Beratit mes dy familjeve.
Nga ky sherr masiv kanë mbetur të plagosur 5 persona.
Shkak për këtë sherr mësohet se janë bërë ullinjtë.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen ‘’Barrikade’’ të qytetit në Berat dhe Policia ndodhet në vendngjarje.
Dy familjet e përfshira në akte dhune janë Alibeaj dhe Dhana të cilat kanë një konflikt të hershëm për mbjelljen e ullinjve.