PD hedh hapin drejt zgjedhjeve. Kryesia e demokratëve e mbledhur sot, ka vendosur të nisë procesin e konsultimit për përzgjedhjen e emrave për deputetë dhe kryetar bashkie.
“Kryesia vendosi të fillojë procesi i PËRZGJEDHJES, KONSULTIMIT DHE SELEKSIONIMIT TË KANDIDATURAVE për zgjedhjet parlamentare dhe vendore, sipas parimit të konsultimit aktiv me anëtarët e PDSH-së, sipas parimit statutor “një anëtar, një votë”, – thanë burime brenda mbledhjes, shkruan Mapo.al.
PD është e vetmja parti që në prill 2018 ka miratuar dispozita në statut qe garantojne përzgjedhjen e kandidateve nga anetaret e partisë, me parimin “një anetar, një votë”.
Procesi do të realizohet sipas afateve të mëposhtme:
1. Brenda datës 15 qershor 2020, Sekretari i Përgjithshëm të propozojë për miratim në Kryesi, udhëzimin përkatës për realizimin e procesit të përzgjedhjes, konsultimit dhe seleksionimit të kandidatëve.
2. Procesi në nivel Dege për evidentimin/përzgjedhjen të realizohet në periudhën 20 qershor – 31 korrik 2020.
3. Brenda datës 1 gusht 2020 të ngrihet Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve pranë PDSH-së.
4. Procesi i seleksionimit të kandidaturave të realizohet në periudhën 1 gusht – 30 gusht 2020.
5. Procesi i konsultimit të kandidatëve të realizohet në periudhën 1 shtator – 15 shtator 2020.