BallinaAktualitetPërkeqësohet situata tek Infektivi, 6 pacientë në terapi intensive, 2 të intubuar

Përkeqësohet situata tek Infektivi, 6 pacientë në terapi intensive, 2 të intubuar

Është përkeqësuar situata te Spitali Infektiv, ku po trajtohen të infektuarit me koronavirus.

Ministria e Shëndetësisë raportoi se gjatë 24 orëve të fundit ka pasur shumë shtrije të reja tek Infektivi, duke e çuar në 30 numrin total të të shtruarve.

Ndërkohë, 2 prej pacientëve të shtruar ndodhen të intubuar dhe 6 të tjerë në terapi intensive.

“Rastet e konfirmuara në 24 orët e fundit janë kontakte familjare te rasteve pozitive dhe disa raste të reja në proces hetimi. Pjesa më e madhe e të prekurve në 24 orët e fundit janë simptomatikë, me shenja klinike të Covid19.

Vijon të ketë shtrime të reja dhe rritje te rasteve në spitalin infektiv, ku aktualisht po trajtohen 30 të prekur, nga të cilët 6 janë në terapi intensive, 2 prej tyre jane të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 13 qytetarë, duke e çuar në 938 numrin e të shëruarve që nga fillimi epidemisë. Në vendin tonë janë aktualisht 274 persona aktivë me COVID19, rreth 70% e të cilëve janë në Tiranë”, thuhet në njoftimin e MSH.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular