Pas një sherri në një lokal në zonën e Lungomares, shoqëruar me përplasje fizike midis dy personave, njëri prej tyre ka nxjerrë pistoletën për të qëlluar në drejtim të kundërshtarit.
Por, në këtë moment ka ndodhur e papritura ku fatmirësisht, pistoleta i ka rënë në tokë pa mundur ta shkrepë, çka mund të kishte pasoja fatale.
Ngjarja ka shkaktuar panik tek qytetarët.
Vlorë/Informacion paraprak:
Rreth orës 12:10, në zonën e lungomares përpara një lokali, ka ndodhur një konflikt fizik midis dy personave të cilët sapo kanë parë shërbimet policore, janë larguar menjëherë. Po punohet për kryerjen e veprime të mëtejshme.