BallinaAktualitet“Nuk jemi ushtar rreshti ne”: Dalin pamjet e përplasjes Lleshaj-Ndreu në Durrës

“Nuk jemi ushtar rreshti ne”: Dalin pamjet e përplasjes Lleshaj-Ndreu në Durrës

spot_img
spot_img

Prishja e objekteve në zonat bregdetare në nisjen e sezonit turistik ka përplasur socialistët gjatë mbledhjes së Task-Forcës për turizmin. Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu ka kundërshtuar deklaratat e ministrit Lleshaj në lidhje me prishjen e ndërtimeve pa leje, ndërsa ka theksuar se nuk janë policë të rreshtit nën urdhrat e ministrisë.

Gjatë debatit Ndreu i tha ministrit Lleshaj se prishja duhet të bëhet me një njoftim paraprak, pasi rrënojat e lëna pas nga IKMT ndikojnë në turizmin e zonës.

Kryebashkiaku gjatë mbledhjes tha se i ka shprehur shqetësimin edhe kryeministrit Edi Rama.

Debati: 

Pjerin Ndreu: IKMT të vijë me një njoftim paraprak. Nëse më vjen ti mua papritur dhe më shemb disa objekte, ti ma shemb turizmin. Nëse bëhet kjo unë si bashki nuk marr pjesë.

Ia kam thënë kryeministrit mbrëmë dhe po e them edhe këtu: nëse ju mendoni se jemi policë të rreshtit, harrojeni. Kryetari i bashkisë boll është sulmusr, ka ardhur koha që ligji për qeverisjen vendore të shikohet me kujdes. Se boll, boll është bërë izolimi i kompetencave të pushtetit lokal. Sa ne të injorohemi në këtë mënyrë…

Bëj thirrje publikisht të ulemi e të diskutojmë e të bien dakord me pushtetin lokal. 30 vjet pa leje ndërsa tani në kohën e sezonit turistik mobilizojmë armë. Mesazhet nuk mund të vihen para institucioneve serioze. Nëse për ju nuk ekziston bashkia, në bashkinë Lezhë ka këshill.

Sandër Lleshaj: Do të thoja ca gjëra por po i kursej ato që do të thoja këtu. IKMT është një strukturë ligjore e respektuar e cila ka mbajtur gjatë këtyre viteve një barrë të madhe në një vend të pushtuar nga paligjshmëria. IKMT e ka kryer këtë detyrë me shumë sukses. Ka goditur një pjesë të madhe të paligjshmërisë dhe këtë detyrë do të vijojë ta kryejë.

Protokollet e IKMT janë të përcaktuara në ligj  dhe zbatohen në mënyrë rigoroze.

Sipas rregullave nuk  negociohet me kryetarin e bashkisë për të vendosur ligjin në një vend, ku është shkelur.

IKMT do ta vazhdojë këtë punë bazuar në ligj, në raport me shkelësit IKMT do të veprojë drejtpërdrejt dhe nuk marrin autorizim as nga ministri dhe as nga kryetari i bashkisë dhe askush  tjetër… Nëse konstatoni shkelje të ligjit jeni të detyruar të ndërhyni si kryetarë bashkie. Duhet të rivendosni ligjin nëse dikush e ka shkelur  atë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular