Në zonën e infektimit me Covid-19 në vend përfshihet edhe Belshi.
Dy raste te reja me Covid-19 në qarkun e Elbasanit, duke shënuar për herë të parë raste në Belsh.
Mësohet se të infektuarat janë nënë dhe bijë dhe janë kontakte të Tiranës.
Në total në rang qarku janë infektuar 24 individë, ndërkohë aktivë janë vetëm 4, 1 në Librazhd, 1 në Elbasan dhe 2 në Belsh.