Shtyhet me një javë hapja e transportit publik. Vendimi u mor sot nga Komiteti teknik i ekspertëve për pandeminë.
Zëvendës Ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, tha se pavarësisht rritjes së rasteve me koronavirusi situata është totalisht nën kontroll dhe nuk shikohet e nevojshme rikthimi i kufizimit të lëvizjes.
Rakacolli: Pas vlerësimit të situatës aktuale epidemiologjike, Komiteti Teknik i Ekspertëve vendosi të mos ketë kthim mbrapa, por për më shumë siguri, u rivlerësua shtyrja e transporti publik me të paktën 1 javë, si aktivitet me rrezikshmëri të lartë.
Ndoshta shtyrja me 1 javë e rifillimit të këtij transporti do të mund të përafrojë qëndrimet e qeverisë dhe operatorëve të transportit publik të cilët prej ditësh kanë protestuar kundër hapjes pa iu plotësuar më parë 4 kërkesat e tyre.
“Subvencionimi i të ardhurave të munguara për subjektet transportuese si pasojë e kufizimit nga protokolli i sigurisë. Heqja e arkcizës dhe taksave të karburantit siç është zbatuar edhe në sektorë të tjerë të ekonomisë. Zbritja e TVSh-së në shitje nga 20 përqind në 0 përqind për vitin 2020” – ka kërkuar Unioni i Shoqatave të Transportit.
… [Trackback]
[…] Read More on to that Topic: startnews.news/2020/06/13/rritja-e-rasteve-me-covid-19-shtyn-me-1-jave-hapjen-e-transportit-publik/ […]
Comments are closed.