Sapo ka mbushur 16 vjeç, nuk ka luajtur ende asnjë takim me skuadrën e parë, por ka që tani një klauzolë prej 300 milionë reais, rreth 50 milionë euro! Quhet Mateus Nashimento, sulmues i datëlindjes 2004 i Botafogos, që ka firmosur kontratën e tij të parë si profesionit duke u lidhur me klubin e Rios deri në vitin 2023.
Në rrugëtimin e tij në ekipet e moshave ka shënuar rreth 150 gola dhe tani të gjithë shpresojnë që të bëjë të njëjtën gjë me të rriturit dhe më pas të vijë një shitje e bujshme në Europë.
Nashimento ka fituar një kampionat të Amerikës së Jugut me Brazilin U-15 ku shënoi 4 gola dhe bëri lojëra spektakolare. Këmba e tij është e djathta, por e përdor shumë mirë dhe të majtën. Në Brazil gëzon që tani popullaritet dhe Botafogo ka synuar shumë tek ai që kur ishte 11 vjeç.