Është identifikuar autori i vrasjes së 40-vjeçarit Hekuran Billa, te Komuna e Parisit, në Tiranë, mbrëmjen e të enjtes.
Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetarja Dorjana Bezat, e cila thekson se autori është shpallur në kërkim nga policia. Raportohet se autori i dyshuar i krimit të rëndë është vëllai i 22-vjeçarit Prel Marku, i vrarë nga Hekuran Billa, në vitin 2006, në Angli.
Autori i dyshuar është 34 vjeçi Viktor Marku, ndërsa nuk dihen ende bashkëpunëtorët e tij në krim.