Dalin përgjigjet e veçanta të pyetjeve në provimin e Gjuhë- Letërsisë së Maturës Shtetërore 2020. Pas shumë pretendimeve dhe protestave, përgjigjet i kanë dhënë fund dilemave të maturantëve për alternativat e sakta.
Në dokument (LEXO KETU) janë thënë përgjigjet për 60 pyetjet dhe maturantët mund të bëjnë kontrollin paraprak për të gjitha përgjigjet e tyre deri në publikimin e rezultateve përfundimtare. Pyetja më e famshme është ajo me personazhin e “Turit”, i cili është kthyer në “memen” e rrjetit.
Maturantët prej 3 ditësh protestojnë duket pretenduar se pyetjet në provim kërkonin logjikë dhe nuk bazoheshin në njohuritë e marra në gjimnaz. Ata kërkuan rivlerësim të pikëve, megjithatë ministrja e Arsimit, Besa Shahini e hodhi poshtë një opsion të tillë.