bardhen amendamentet e hartuara nga ekspertët për Kodin e ri Zgjedhor, të cilat do t’i shkojnë sot Kuvendit për miratim.
Konkretisht, nëse kuvendi nuk arrin të zgjidhë komisionerin e KQZ-së e me 3/5 votave, administrata hedh short për të gjitha kandidaturat.
Zbulon disa nga amendamentet që janë hartuar në draft. 4 muaj para zgjedhjeve nuk bëhen projektligje për rritje rrogash, pensionesh apo ulje taksash për të ndaluar abuzimet nga palët. Po ashtu KQZ do të ndahen në tre organe, Komisioni Shtetëror, Komisioni Rregullator, dhe Komisioni i Sanksioneve dhe Ankesave. Zv.kryekomisioneri i KQZ zgjedhur posaçërisht për t’u marrë me implementimin e teknologjisë në zgjedhje, saktësisht identifikimit biometrik do jetë me mandat 4- vjeçar.
Ankimimet do të behën në kolegjin zgjedhor i cili do të ketë 8 anëtarë.
KQZ do të ketë tri niveli, Komisionerin Zgjedhor, Komisionin i Animimit dhe Komisionin Rregullator.
Mbyllja Kuvendit do të behet më herët nga se ishte parashikuar.
Ndërsa gjyqtarët e përzgjedhur nga KLGJ duhet të kenë kaluar Vettingun.
Data e zgjedhjeve – Data e zgjedhjeve caktohet në periudhën zgjedhore nga 15 prilli deri në 15 maj, qendrat e votimit hapen në orën 7:00 dhe mbyllen në orën 19:00.
Organet drejtuese të KQZ-së janë:
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve; Komisioni Rregullator; dhe Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve (Komisioneri) është organ monokratik që ushtron kompetencat ekzekutive, drejton administratën e KQZ-së dhe përfaqëson KQZ-në në marrëdhëniet me të tretët.
Komisioneri zgjidhet nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë për një mandat 7-vjeçar, të përtëritshëm, sipas procedurës së përcaktuar në këtë ligj.
Kanë të drejtën të kandidojnë ose të propozohen për komisioner, shtetasit shqiptarë që vijnë nga radhët e ish funksionarëve politikë apo të kabineteve, ish nëpunësve të nivelit të lartë drejtues, ose të ish drejtuesve të organizatave jofitimprurëse me veprimtari në fushën e zgjedhjeve dhe të të drejtave të njeriut.
Komisioni Rregullator (Rregullatori) është organi kompetent për miratimin e akteve me karakter normativ në fushën e zgjedhjeve dhe vendosjen e rregullave për zgjedhjet. Rregullatori funksionon me kohë të pjesshme dhe e ushtron veprimtarinë në mbledhje publike, të cilat thirren nga Komisioneri. Për pjesëmarrjen në mbledhje, anëtarët e Rregullatorit përfitojnë shpërblim në masën 50 për qind të pagës mujore të Komisionerit.
Rregullatori përbëhet nga 5 anëtarë, nga të cilët njeri ushtron detyrën e kryetarit. Kryetari dhe anëtarët e rregullatorit zgjidhen nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë për një mandat 5-vjeçar, sipas procedurës së përcaktuar në këtë ligj për Komisionerin.
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) është organ kompetent për shqyrtimin e ankimimeve administrative dhe për vendosjen e sanksioneve për shkelje të ligjit zgjedhor. KAS-i funksionon me kohë të pjesshme dhe e ushtron veprimtarinë në seanca publike të shqyrtimit administrativ, të cilat thirren nga Komisioneri, me pjesëmarrjen e palëve të interesuara. Për veprimtarinë e tyre gjatë periudhës, e cila fillon 48 orë pas dekretimit të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin, zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore ose zgjedhjeve të pjesshme, deri në përfundim të shqyrtimit administrativ të ankimeve zgjedhore ose të kalimit të afateve të ankimit për zgjedhje, anëtarët e KAS-it përfitojnë shpërblim të barabartë me shumën e pesë pagave mujore të Komisionerit. Për veprimtarinë që zhvillojnë jashtë kësaj periudhe, anëtarët e KAS-it përfitojnë shpërblim në masën 50 për qind të pagës mujore të Komisionerit, por jo më shumë se 80 për qind të pagës vjetore të këtij të fundit.
6. Anëtarët e Rregullatorit dhe të KAS-it nuk mund të ushtrojnë njëkohësisht detyra të tjera brenda organeve, institucioneve apo enteve, pjesë e pushtetit ekzekutiv.
KAS-i përbëhet nga 5 anëtarë, të cilët zgjidhen nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë për një mandat 9-vjeçar, sipas procedurës së përcaktuar në këtë ligj.
Kanë të drejtë të kandidojnë ose të propozohen për anëtar të KAS-it, shtetasit shqiptarë që vijnë nga rradhët e ish gjyqtarëve, ish anëtarëve të KQZ-së, ose të ish nëpunësve të nivelit të lartë drejtues.
KQZ dhe teknologjia– KQZ-ja ka të drejtë të eksplorojë, eksperimentojë dhe të vendosë përdorimin në zgjedhje të sistemeve dhe/ose pajisjeve të teknologjisë së informacionit, për të mbuluar aspekte dhe/ose procedura të vecanta të procesit zgjedhor, si dhe ka të drejtë të prokurojë sisteme apo pajisje të teknologjisë së informacionit apo edhe shërbimin e operimit të tyre. KQZ është e detyruar që përdorimin e sistemeve dhe/ose pajisjeve të teknologjisë së informacionit ta zbatojë në zgjedhje nëpërmjet projekteve pilot, në jo më pak se 10 përqind të numrit të zgjedhësve për çdo fazë të implementimit.
KQZ-ja ka të drejtë të instalojë dhe përdorë sisteme video-monitorimi në qendrat e votimit, si dhe kur bëhet numërimi manual i votave, në VNV-të, për të monitoruar dhe provuar rregullshmërinë e procesit në mjediset e brendshme të tyre. Sistemi i videomonitorimit nuk mund të instalohet në qendrat e votimit në mënyrë të tillë që të cënojë ose të rrezikojë kryerjen në fshehtësi të votimit. Nëse nuk e kryen vetë, KQZ-ja ka të drejtë të prokurojë instalimin ose edhe operimin e sistemit të video-monitorimit.