BallinaKronikeEMRAT/Prangosen hajdutët e banesave në Tiranë, mes tyre efektivi i gardës

EMRAT/Prangosen hajdutët e banesave në Tiranë, mes tyre efektivi i gardës

Gjashtë persona mes tyre dhe një efektiv i gardës janë arrestuar pasi akuzohen se kanë tentuar të vjedhin me armë  në banesën e shtetasit E. M. në rrugën “Frederik Shiroka” në Tiranë.

Hajdutët nuk kanë mundur të kryenin krimin pasi janë diktuar nga të zotët e banesës.

Operacioni u kodua “Mozaiku” dhe u krye nga efektivët e komisariatit nr 2, informoi sot policia e Tiranes.

Të arrestuar janë  Spartak Qoku, 30 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje në bashkëpunim, Petro Sava, 23 vjeç, Andi Kraja, 28 vjeç, Emel Hajdaraj, 25 vjeç, Klaudio Metaj, 33 vjeç dhe gardisti Aleks Kala, 31 vjeç, të gjithë banues në Tiranë. Menjëherë garda urdhëroi pezullimin e tij nga detyra.

Gjithashtu u shpall në kërkim policor dhe po punohet për kapjen e shtetasit A. Sh., 29 vjeç, banues në Tiranë.

Katër ditë më parë, gjatë operacionit policor të koduar “Eksplozivi”, u arrestua dhe një pjesëtar i këtij grupi.

“Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se edhe shtetasi F. A., 28 vjeç, banues në Tiranë, i cili është arrestuar gjatë operacionit policor të koduar “Eksplozivi”, si autor i dyshuar për veprën penale “Shkatërrim i pronës me eksploziv”, ngjarje e ndodhur më datë 11.06.2020, në rrugën “Dëshmorët e 4 Shkurtit” Tiranë, është bashkautor edhe në këtë ngjarje. 

Gjate veprimeve hetimore janë sekuestruar në cilësinë e provës material: Një armë zjarri pistoletë, veshjet e përdorura gjatë tentativës për vjedhje, një sasi municioni luftarak, dy automjete dhe 5 telefona celularë.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se shtetasit Spartak Qoku dhe Emel Hajdaraj, në bashkëpunim me shtetasin E. K. (i arrestuar më parë), janë autorë të vjedhjes së banesës së shtetasit M. Sh., ngjarje e ndodhur në muajin prill 2020.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që dyshohet se janë kryer nga këta persona.

Materialet do t’i dërgohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vjedhja me armë” e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular