Këshilltari Ekonomik pranë CDU-së së kancelares Angela Merkel, Martin Henze i është përgjigjur përmes një postimi në Twitter ambasadorit të BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, lidhur me 15 kushtet që vendi ynë duhet të plotësojë për negociatat me BE.
Teksa Sorenca i ka bërë reklamë ndihmës së BE për Shqipërinë në lidhje me pandeminë e Covid-19, Henze thotë se është koha që të merren me 15 kushtet e PPE-së, pasi për të, qeveria në këto 5 muaj nuk bëri asgjë për pandeminë.
Këshilltari i CDU-së, thotë se qeveria ka përdorur veç tanke dhe makina policie kundër popullit.
Në fund të postimit, Henze ka publikuar një video të Ramës kur thotë se nuk ka 15 kushte por që e vërteta është ndryshe që ajo që thotë kreu i qeverisë.
Postimi i Henze në Twitter: