Drejtori i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj konfirmon se shkak për vdekjen e Nehat Kullës ka qenë koronavirusi.
“Nuk mund të ngatërrojmë dot pacientët e vdekur me të tjera sëmundje dhe ata me koronavirus. Nëse ndërrojnë jetë, bëhet vërtetimi i vdekjes. Nëse më bie fjala vjen infarkt, vdes nga ky komplikacion e jo nga virusi. Këtë e vendos eksperti e nuk e vendos askush. Për diagnozën, e vendos vetëm autopsia.
Vdekja e Nehat Kullës nëse e marrim si rast ka qenë për shkak të koronavirusit, po. Ka pasur edhe komplikacione të tjera, por shkak zyrtar për vdekjen e tij ka qenë pikërisht Covid-19” – tha Brataj në News 24. Pak kohë më parë nga e njëjta sëmundje humbi jetën edhe vëllai i Kullës.