Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në spitalin e Vlorës.
Tmerri dhe paniku ka përfshirë mjekë, infermierë dhe pacientë që ndodheshin aty.
Një person ka tentuar të vrasë një tjetër person në ambientet e spitalit.
Autori e ka ndjekur për disa minuta shënjestrën, e tij, por duket se nuk ja ka dalë.
Më pas, ai është larguar me pistoletë në dorë, ndërsa policia thotë se është vënë në ndjekje të autorit të kësaj ngjarje të rëndë të ndodhur në mes të ditës me diell.