Policia e Tiranës ka identifikuar një të dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Hekuran Billës në Tiranë.
Identifikimi është bërë përmes kamerave të sigurisë. Balkanweb shkruan se i shoqëruari në komisariat ka lidhje familjare me Prel Markun, i cili u vra nga Billa në Angli.
Ka dyshime se bashkëpunëtori në vrasje e ka ndjekur viktimën dhe ka lajmëruar atentatorët për lëvizjen.