BallinaPolitike“Gënjeshtar kronik”- Jorida Tabaku publikon videon: Rama premtoi zerimin e taksës për...

“Gënjeshtar kronik”- Jorida Tabaku publikon videon: Rama premtoi zerimin e taksës për ushqimet bazë, por hoqi TVSH-në për importin e jahteve

spot_img
spot_img

Ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku ka publikuar një videome premtimin e kryeministrit Edi Rama gjatë fushatës elektorale, ku ai është zotuar se do të heq taksën 20 % për ushqimet bazë.

Por sipas demokrates, në 7 vite qeverisje Rama ka rritur taksat dhe tarifat për produktet e shportës.

Për ish-deputeten e PD-së, në një kohë që premtoi heqjen e taksës për produktet e shportës dhe nuk e realizoi atë, Rama vendosi heqjen e TVSH-së 20% për importin e jahteve.

“I premtoi shqiptarëve heqjen e taksës 20% për ushqimet bazë dhe për 7 vite me radhë për çdo vit vetëm rriti taksa, tarifa dhe çmimet e produkteve të shportës.

Në fund, si çdo autokrat i babëzitur për pushtetin që i japin oligarkët hoqi TVSH-në 20% për importin e jahteve.

Gënjeshtari kronik ka vetëm një synim: t’u marrë shqiptarëve paratë dhe tua japë ato oligarkëve. Kryeministri i oligarkëve nuk mund të jetë kryeministri i shqiptarëve”, tha ish-deputetja e PD.

 

 

 

 

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular