Dita e premte do të ketë mot kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të vendit.
Sinoptikanët parashikojnë temperatura në zonat malore 13°C deri në 28°C, në zonat e ulëta 17°C deri në 31°C dhe në zonat bregdetare 17°C deri në 29°C.
Vranësirat do të jenë të pakta dhe kalimtare, kryesisht përgjatë relieveve malore.
Era do të fryjë e lehtë nga perëndimi, ndërsa përgjatë vijës bregdetare në orët e mesditës fiton shpejtësi deri në 10m/s.