Zbulohet një arsenal armësh në zonën e Yzberishtit.
Mes arsenalit të armëve është gjetur edhe një snajper.
Banesa ku janë gjetur armët dyshohet bazë e grupeve kriminale, apo vrasësve me pagesë.
Deri më tani është arrestuar një person ndërsa po punohet për kapjen e një personi tjetri.
Zbulimi i këtij arsenali, ka ardhur si pasojë e një hetimi që ka nisur pas disa të shtënave në Tiranë pak ditë më parë.
Policia bën me dije se ky është një operacion në vijim.