BallinaKryesoreGrida Duma hedh dyshime për shifrat e Covid 19, ironizon Ramën: Ka...

Grida Duma hedh dyshime për shifrat e Covid 19, ironizon Ramën: Ka problem me pastërtinë e duarve…

spot_img
spot_img

Ish-deputetja e PD-së, Grida Duma e ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë”, në Neës 24 me moderatoren Nisida Tufa komentoi shifrat e fundit të infektimit me COVID 19.

Ndërsa hodhi dyshime për vërtetësinë e tyr,e Duma atakoi edhe kryeministrin Rama, i cili, siç tha e ka shfrytëzuar këtë pandemi për të rritur pushtetin e tij.

“Nuk dua të vë dyshimin ata që informojnë, instancat shtetërore, gjithmonë kam zgjedhur të mos jem lajmësi i keq, që do të thotë se kam dyshimet e mia racionale se nuk kanë qenë ato shifrat edhe gjatë karantinimit të plotë. Besoj që shifrat kanë qenë më shumë dhe kanë nisur para karantinimit. Ne si PD kemi kontribuar për t’ju thënë shqiptarëve se armiku i panjohur është më i rrezikshëm se armiku i njohur dhe situata kërkon ndërgjegjësim më të lartë.

Por kush është rreziku tani? Rreziku tani është se për shkak të pandemisë ekonomike të kërkosh sot masë më të madhe disiplinimi, ata ta kthejnë me kundërshti pasi situata u menaxhua keq. Ajo që u menaxhua keq ishte situata ekonomike. Është e pafalshme, e mëkatshme, e keqe që e përdor edhe pandeminë për fushatë. Mbani mend që dilte në telefona (Rama) u bë batutë kalamajsh, e mbani mend atë: Edi jam…Shqipëria sot është monopartiake që nga gjykatat te Parlamenti. Është mëkat të përdorësh fatkeqësinë për pushtet.

Sot Shqipëria ka akumuluar pushtet tek një njeri më shumë se kurrë. Gjithçka këtu është bërë monopartiake. Është e pacipë që një njeri të grumbullojë kaq shumë pushtet dhe të kërkojë që në situatë sëmundje të shfaqet edhe në telefona a thua se kujdeset ky për larjen e duarve. Që të mos kaloj te ironia, se ky është vetë nga ata njerëzit që ka probleme me pastërtinë e duarve, ka një problem të madh, korrupsionin”,- tha ajo.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular