Qendra e Shërbimit Arsimor ka publikuar pasditen e kësaj të shtune notat e provimit të parë të Maturës Shtetërore që ishte ai i gjuhës së huaj.
Notat kanë dalë në faqen zyrtare të QSHA. Testi i gjuhës së huaj ka qenë i pari për maturantët, për të vijuar më pas me gjuhë-Letërsinë, matematikën dhe dy provimet me zgjedhje.
Maturantët në kushte pandemie arritën të realizonin të gjitha provimet teksa kishin kontestime për atë të Gjuhë Letërsisë tek i cili sipas tyre kishte disa pyetje pa logjikë dhe jashtë programit mësimor.