Panik në zonën e “Don Bosko”-s në kryeqytet, ku një apartament ka shpërthyer në flakë.
Mësohet se zjarri ka rënë në katin e 12 të një pallati afër “Vizon Plus”, ndërsa banorët thonë se kanë dëgjuar shpërthime që vinin nga brenda apartamentit.
Policia ka evakuuar banorët e pallatit, ku për fat të mirë nuk ka pasur të lënduar, ndërsa forcat zjarrfikëse kanë mbërritur e po punojnë për shuarjen e flakëve.
Nuk dihen ende rrethanat e kësaj ngjarje, ndërsa policia ka nisur hetimet.