“Lord of the Rings” filmi i rekordeve të shikueshmërisë do të rikthehet të jetë pjesë e ekraneve. Filmi do të rikthehet 15 vite pas shfaqjes së filmit te fundit të drejtuar nga Peter Jackson.
Filmi i ri, i cili do të xhirohet në Skoci parashikon një buxhet prej më shumë se 200 milionë dollarësh. Ai do të jetë prodhimi i parë televiziv që shpenzon një shumë të tillë.
Seriali mendohet të dalë në transmetim në vitin 2021, ndërsa xhirimet do të nisin këtë vit.