BallinaAktualitetOBSH: Pandemia e virusit Corona në një fazë të rrezikshme

OBSH: Pandemia e virusit Corona në një fazë të rrezikshme

spot_img
spot_img

Shumë prej kufizimeve për Coronën janë hequr dhe gradualisht njerëzit po rikthehen në jetën normale. Por OBSH-ja paralajmëron që distanca fizike duhet të vazhdojë të respektohet.

Megjithë lehtësimin e masave të karantinës në Evropë pandemia e virusit Corona nuk ka marrë fund, përkundrazi “pandemia është duke u përshpejtuar,” tha shefi i Organizatës Botërore të Shëndetit (WHO) Tedros Adhanom Ghebreyesus në Gjenevë. Brenda një dite u raportuan më shumë se 150,000 infeksione të reja, më shumë se kurrë, tha etiopiani.

Përsëri shifra të larta nga Azia

Pothuajse gjysma e këtyre infeksioneve të reja u raportuan nga Amerika e Veriut, Qendrore dhe e Jugut, por një numër i madh infeksionesh njoftohet edhe nga Azia e Jugut dhe Lindja e Mesme. “Bota është në një fazë të re dhe të rrezikshme,” tha Tedros. Ekziston një rrezik i rritur nga infeksioni sepse, kuptohet, shumë njerëz janë të ngopur me të ndejturit në shtëpi.

Schweiz Genf WHO Treffen | Tedros Adhanom Ghebreyesus (picture-alliance/Xinhua/WHO)Tedros Adhanom Ghebreyesus

Virusi vazhdon të përhapet me shpejtësi

“Edhe qeveritë duan t’i rihapin ndërmarrjet ekonomike dhe shoqërinë. Por virusi po përhapet shpejt, ai është akoma vdekjeprurës dhe shumica e njerëzve janë akoma të prekshëm,” tha Tedros. Ai u bëri thirrje të gjithë njerëzve që të mbajnë distancë, të lajnë duart shpesh dhe të zbatojnë masa e tjera higjienike. Të gjitha infeksionet duhet të gjurmohen dhe ato që preken nga virusi të izolohen.

Schweden Stockholm | Coronavirus | Menschen im Park (Imago Images/H. Montgomery)

Rritje e numrit të infeksioneve edhe në Gjermani

Në Gjermani, numri i infeksioneve të reja me Covid19 u rrit brenda 24 orëve të fundit më tepër se gjatë një muaji. Autoritetet shëndetësore raportuan 770 raste të reja në Institutin Robert Koch (RKI) (të dhënat e datës 19 qershor, në mesnatë). Shifra kjo më e lartë që prej 20 majit 2020 kur u shënuan 797 infeksione të reja. Numri i përgjithshëm i të infektuarve me virusin Sars-CoV-2 në Gjermani është 188.534 vetë.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular