Një gjurmues është instaluar në telefonat inteligjentë, edhe pse përdoruesit e këtyre aparateve nuk e kanë shkarkuar dhe nuk janë në dijeni.
Në fakt, bëhet fjalë për një gjurmues të koronavirusit. Apple dhe Google e kanë instaluar automatikisht në aparatet celulare këtë funksionalitet të ri.
Kujtojmë këtu që dy gjigandët e kompanisë janë duke punuar së bashku për të krijuar një aplikacion që do të gjurmojë personat e infektuar nga koronavirusi, një përpjekje kjo për të frenuar sa më shumë përhapjen e sëmundjes.
Megjithatë, edhe pse ky funksionalitet është instaluar në celularët tuaj, nuk është ende aktiv. Kjo për shkak se është projektuar që të punojë me aplikacionin për gjurmimin e koronavirusit, që në fakt është ende në ndërtim e sipër. Funksionaliteti gjurmues është jo aktiv aktualisht.
Por ekspertët thonë se gjurmuesi mund të qëndrojë i fikur edhe pas instalimit të programit të koronavirusit, pasi të jetë ndërtuar. Përdoruesit e celularëve inteligjentë mund ta fikin sa herë të duan përmes një komande që do të shfaqet tek menuja “Settings