BallinaShow BizzRita Ora në Prishtinë e lumtur që do të ndihmojë të rinjtë

Rita Ora në Prishtinë e lumtur që do të ndihmojë të rinjtë

spot_img
spot_img

Rita Ora është shfaqur në një konferencë për shtyp në Prishtinë pasi po qëndron në vendlindje si ambasadore e vullnetit të mirë të organizatës ndërkombëtare të UNICEF-it.

Ajo gjatë qëndrimit tre ditor do të marrë pjesë në disa aktivitete humanitare në dobi të viktimave të dhunës seksuale në Kosovë.

“Jam e kënaqur që jam në Kosovë. Këtu jam prej dy ditë , por kam pasur një udhëtim fantastik me UNICEF-in. Dua të them se kam pasur shumë takime me të rinjtë e Kosovës. Jam mahnitur me resurset, që kanë rinia dhe ishin frymëzuese. Do të bëjë çdo gjë që mundem të ndihmojë rininë dhe kulturën. Jam e lumtur dhe krenare, që jam nga ky vend. Me të vërtetë jam krenare, që më është mundësia që të ndihmojë të rinjtë e vendit tim”, deklaroi ajo.

Kujtojmë se çdo shitje nga brendi i linjës së çantave, “Rita x Escada”, një për qindje e saj do të shkojnë për bamirësi në Kosovë.

28-vjeçarja do të vazhdojë gjatë javës së ardhshme me koncerte anembanë globit për të promovuar albumin e ri, “Phoenix”.

Image

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular