Ish-deputetja socialiste Arta Dade thotë se mazhoranca e majtë nuk ka asnjë lidhje me atë çfarë ka qenë PS.
Ajo solli në vëmendje të gjithë intelektualët e gjeneratës së saj në PS, mes tyre edhe të Moikom Zeqon i cili u nda nga jeta së fundmi.
Dade: Kjo mazhorancë ka dalë jashtë shinave të programit, nuk ka asgjë të përbashkët me PS. Kanë vënë një emër që nuk e përmendin më, që është Rilindja. Në vend që të rrëmbesh një vulë dhe një godinë dhe të mbahesh me thonj pas një emri ku ti vetëm e keqpërdor, sepse edhe emrin dhe simbolet i ndryshove, kjo nuk është një mënyrë sjellje e një lideri që pretendon që të drejtojë vendin apo një forcë të madhe siç ka qenë PS.