BallinaAktualitetHoroskopi 23 qershor, ja parashikimi i yjeve për ju

Horoskopi 23 qershor, ja parashikimi i yjeve për ju

spot_img
spot_img

Dashi

Është koha e duhur për të rregulluar atë që nuk po funksionon në punë. Ju keni mjaft energji, kështu shfrytëzojeni atë në situatat e përditshme që përballeni. Me partnerin tuaj do shijoni momente të ëmbla, ndërsa për beqarët do ketë njohje interesante.

Demi

Pjesa e parë e ditës do jetë e shkëlqyer, falë Hënës miqësore në Gaforre, përfitoni nga kjo për të bërë disa lëvizje të suksesshme në jetën tuaj. Do rritet mirëkuptimi me të dashurin tuaj dhe do rikthehen ndjenjat e bukura. Në pjesën e dytë të ditës do përballeni me disa pengesa të vogla.

Binjakët

Ardhja e Hënës në fushën e tretë është si një pishtar i gatshëm për të ngrohur dhe ndriçuar një ndjenjë të fortë. Ndërsa në punë, nuk do ju vijë asnjë mundësi e mirë. Përpiquni të merreni me ndonjë sport, dilni dhe shëtisni në një park.

Gaforrja

Ditën e sotme ju do keni shenzime të shumta në punë tuaj, për apartamentin apo për një pushim të vogël. Një risi në dashuri dhe realizimi i një projekti do t’ju bëjë të ndiheni më mirë. Të jetosh pa dashuri është e pamundur, do ta kuptosh gjatë mbrëmjes.

Luani

Duhet të frenoni pak ditën e sotme, bëni pak pushim në mënyrë që të mos rrezikoni të bieni pre e çrregullimeve të stresit. Mos e sforcarni veten shumë, veçanërisht nëse jeni i vetëpunësuar! Përveç kësaj, ju do të fitoni të ardhura të shkëlqyera ose para xhepi shtesë. Mundësi të mira priten për shumë prej jush në fushën sentimentale, por vetëm nëse jeni në një lidhje serioze dashurie.

Virgjëresha

Do të mahniteni se si gjërat do t’ju buzëqeshin: do të merrni brohoritje kudo ku shkoni! Disa biznese do të zhvillohen më së miri dhe do rrisni prestigjin tuaj. Nëse jeni të dashuruar mund të shtoni nuanca shumë interesante në marrëdhënien tuaj si çift. Nëse jeni beqarë, nuk do të humbni mundësinë e një takimi.

Peshorja

Dita e komplikuar. Familja do t’ju detyrojë të hiqni dorë nga disa liri dhe për këtë gjë do nisin konfliktet. Pengesat nuk do mungojnë as në unë dhe do keni probleme edhe me paratë. Në dashuri do të ndiheni të hutuar nga emocionet e luhatura dhe të çorientuara.

Akrepi

Do të shijoni transite të favorshme planetare. Ju do të karakterizoheni nga një aftësi e paparë bindëse. Do i tërhiqni të gjithë njerëzit pranë vetes dhe do i bëni të mendojnë njësoj si ju. Në një mjedis privat, do të ndjeni nevojën për të komunikuar gjerësisht me të dashurin tuaj, për të shkëmbyer ide dhe mendime. Flirt dhe aventura madhështore për beqarët.

Shigjetari

Sot do ndiheni shumë të lodhur dhe do dëshironit që gjithçka të rikthehet si më parë. Do jeni gjithë kohës nën ankth për të gjetur zgjidhjet e duhura në disa probleme. Përpiquni të jeni të guximshëm dhe projektet do fillojnë të marrin formë. Në frontin e dashurisë, është më mirë të qëndroni të qetë, pa e ngacmuar partnerin.

Bricjapi

Hëna do ju shkaktojë disa mërzitje dhe keqkuptime deri në orën 14:00 të drekës. Humori do shkojë lart e poshtë dhe marrëdhënia me të dashurin tuaj nuk do jetë ashtu siç dëshironi. Në darkë atmosfera do jetë më e qetë, një intuitë verbuese do t’ju lejojë të zgjidhni një çështje familjare, mbase dhe financiare.

Ujori

Dita e sotme ju gjen shumë të shkathët, të kthjellët mendërisht dhe të vendosur.  Çdo situatë do jetë e qëndrueshme dhe nuk do përballeni me asnjë problem. Nismat që do të ndërmerrni në këtë periudhë sigurisht që do të sjellin rezultate të mira në një të ardhme shumë të afërt. Të shoqëruar ose jo, një flirt i rastit mund t’ju krijojë probleme.

Peshqit

Dita e mbushur me takime dhe lajme. Do të keni mundësinë të bëni gjithçka që keni lënë pas dore për arsye të ndryshme. Në punë, ju jeni shumë të motivuar të arrini qëllimet që i keni vëne vetes. Marrëveshjet e qëndrueshme dhe të lumtura në dashuri do të lundrojnë në ujëra të qeta; beqarët, do të jenë në gjendje të marrin një deklaratë të plotë dashurie.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular