Beteja me kanabis sativen ka sjellë edhe largimin e parë nga radhët e Drejtorisë së Policisë Shkodër.
Bëhet fjalë për Paulin Çupi, i cili pwr disa vite me radhë ka drejtuar Komisariatin e Policisë së Vaut të Dejës. Burime bëjnë me dije se arsyeja e largimit të numrit 1 të Policisë në Vau Dejës lidhen me betejën ndaj kanabis sativën.
Në këtë zonë janë evidentuar rreth 30 mijë rrënjë hashash në afërsi të Komanit, njësia administrative Temal dhe nga ana e policisë nuk ka pasur asnjë sinjalizim për këtë parcelë.
Për këtë arsye Paulin Çupi është larguar nga detyra, ndërkohë në vend të tij është emëruar Bardhyl Saliu.