I ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në RTV Ora, gazetari Aleksandër Çipa u shpreh se ajo që po ndodh me politikën shqiptare është 4 hapa para asaj që po ndodh në Serbi.
Çipa shtoi se ka diskutime që punime e këshillit politik të përshpejtohen dhe të kalohet në zgjedhje të parakohshme.
Çipa: Ajo që po ndodh në skenën tonë politike është 4 hapa para nga ajo që po ndodh sot në Serbi që konkuroi pa opozitë në zgjedhje. Ne jemi para një përbindëshi politik, që nuk mbahet mend as në kushtet më ekzistenciale të shtetit tonë. Nuk kas pasur një rast tjetër si ky.
Shteti ynë ka në mungesë institucionale. Këto janë vakume të pashembullta. Ngërçi më i madh është që janë penduar të dyja palët për këtë skemë braktisje. Është duke u diskutuar edhe në këshillin politik që të futet sa më shpejt opozita në Kuvend. Dhe këtu unë shoh zgjedhje të parakohshme, me mbarimin e këshillit politik.