BallinaAktualitetUrdhri/Skandali në Rinas, nga grabitja e 2016-s, policia duhej të shoqëronte transfertat

Urdhri/Skandali në Rinas, nga grabitja e 2016-s, policia duhej të shoqëronte transfertat

spot_img
spot_img

Grabitja spektakolare e radhës brenda pistës së Aeroportit të Rinasit, duke thyer sigurinë kombëtare, nuk ishte një rrufe në qiell të hapur për Policinë e Shtetit.

Kjo ngjarje mund të ishte parandaluar, nëse do të ishte zbatuar nga instancat më të larta drejtuese të kupolës së policisë, urdhri nr. 130 i datës 05.08.2018, që mban firmën e ish-ministrit Fatmir Xhafaj, me titull: Ruajtja dhe sigurimi i objekteve të sektorit bankar, sigurimi dhe shoqërimi i vlerave monetare, materiale dhe sendeve të çmuara gjatë transportit.

Në këtë urdhër, ish-ministri Xhafaj urdhëron:

“Transportimi i vlerave monetare mbi shumën 950.000.000 lekë, përveç masave të parashikuara në kategorinë F, pikat “a” dhe “b” nga shërbimi privat i sigurisë fizike, strukturat e Policisë së Shtetit në territorin e të cilit do të lëvizë eskorta, planifikojnë dhe marrin masa shtesë sigurie, sipas përcaktimit të bërë nga legjislacioni në fuqi”.

Nëse do të ishin marrë pikërisht këto masa, në një kohë kur jo një por 3 banka po transportonin 10 milionë euro drejt Austrisë, plani i grabitjes do të haste në rezistencën e policisë, paçka se ishte mirëpërgatitur me një disiplinë ushtarake.

Po ashtu, drejtuesit e Policisë së Shtetit nuk kanë zbatuar një tjetër kërkesë në këtë urdhër, ku parashikohen një sërë masash për thasët me valutë.

“Në kontratën ndërmjet palëve të përfshihet edhe kategoria e mjeteve të blinduara, sasia maksimale-minimale e vlerave monetare që do të transportohen gjatë një eskortimi, përdorimi i GPS-it, bojë ngjyrosjeje me kod për çdo bankë, kamerat e regjistrimit, sinjali SOS, radio komunikimi etj.”.

Asnjë prej këtyre elemëntëve të sigurisë nuk ishte vendosur në 7 nga 15 thasët që mundën të merrnin grabitësit.

Ministri Sandër Lleshaj, në deklaratën e tij anashkaloi një fakt të rëndësishëm dhe nuk i dha përgjigje pyetjes, sesi është e mundur që truri i kësaj grabitjeje të dytë, Admir Murataj, prej 6 vitesh nuk u kap asnjëherë, paçka se ishte në kërkim, madje mundi të mirëplanifikojë dhe ekzekutojë si në filma 4 grabitje në harkun kohor të 3 viteve, duke sfiduar Policinë e Shtetit dhe thyer sigurinë kombëtare.

Lënia e fajit palëve të tjera është një histori që vijon nga të 3 ministrat e Brendshëm të Qeverisë “Rama” për grabitjet brenda në aeroport dhe në rrugën e Rinasit, që është nyja më e rëndësishme. Top Channel

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular